Lajmet e fundit

Presidenti amerikan tha se një “Armadë masive” po “lëvizte shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh” drejt Iranit, duke iu referuar një flote të madhe detare amerikane, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në përgjigje, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se forcat e armatosura të vendit ishin gati "me gishtat në këmbëz" për t'iu përgjigjur menjëherë dhe fuqishëm" çdo agresioni nga toka ose deti.
Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor dhe ka mohuar vazhdimisht akuzat e ShBA-së dhe aleatëve të saj se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.