Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar Kinën se do të përballet me pasoja nëse vërtetohet se qëllimisht është përgjegjëse për përhapjen e koronavirusit të ri në botë
"Nëse do të ishte një gabim, gabimi është një gabim. Por nëse ata do të ishin me përgjegjësi të vetëdijshme, po, atëherë duhet të ketë pasoja," tha Trump, transmeton Klan Kosova
"Pandemia mund të ishte ndalur në Kinë. Para se të fillonte dhe të mos ndodhte. Dhe e gjithë bota po vuan për shkak të kësaj," shtoi ai.
I pyetur nëse do të zemërohej me Pekinin, Trump tha se ai mund të jetë por shtoi se do të varet nëse ishte një gabim që doli jashtë kontrollit ose veprimit të qëllimshëm.
"Në secilin rast ata duhet të na kishin lënë të futeshim," shtoi ai.
Të premten, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Kinën për bllokimin e hyrjes në një laborator në qytetin kinez Wuhan, i cili raportohet se mund të jetë burimi i shpërthimit.
Diplomati i lartë amerikan tha që bota ka pandeminë sepse Pekini dhe Organizata Botërore e Shëndetit nuk arritën të japin informacione me kohën në lidhje me virusin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 734.552 njerëz të infektuar me koronavirus dhe 38.835 të vdekur, teksa më shumë se 66.500 janë shëruar.
Kujtojmë se virusi është përhapur në 185 vende, duke infektuar më shumë se 2.3 milion njerëz si dhe kanë vdekur 160.500 persona në të gjithë botën që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan në fund të vitit të kaluar.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.