Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur për takimin e tij të planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin në Hungari.
Presidenti amerikan filloi duke lavdëruar Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë dhe aleatin më të ngushtë të Putinit brenda Bashkimit Evropian, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
"[Hungaria është] një vend i sigurt, ka bërë një punë shumë të mirë", u tha Trump gazetarëve.
Pastaj ai u pyet nëse takimi do të përfshijë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Trump thotë se kjo "do të përcaktohet" dhe shton se ka "gjak të keq" midis Putin dhe Zelenksy.
"Ne duam ta bëjmë të rehatshme për të gjithë", tha ai.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.