Presidenti amerikan, Donald Trump tha se shpresonte të arrinte fazën e dytë të planit të paqes në Gaza "shumë shpejt", ndërsa paralajmëroi se Hamasi do të "paguajë ferrin" nëse nuk çarmatoset shpejt.
Trump , i bëri këto komente ndërsa u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Florida për bisedime të hënën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë një konference për shtyp me Netanyahun pas takimit të tyre, Trump tha se Izraeli "e kishte përmbushur 100% të planit", pavarësisht sulmeve të vazhdueshme nga ushtria e tij në Gaza.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se vendi i tij mund të mbështeste një tjetër sulm të madh ndaj Iranit nëse ai do të rifillonte rindërtimin e programeve të tij të raketave balistike ose armëve bërthamore.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.