Ndër udhëheqësit që shtrënguan duart me Donald Trump përpara nënshkrimit të marrëveshjes për paqë në Gaza, ishte Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Abasi e vizitoi më parë presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2017, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, pak më parë presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me udhëheqës të tjerë rajonalë ka nënshkruar marrëveshjen e paqes në Gaza, duke e cilësuar atë si një “nënshkrim shumë të rëndësishëm”.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.