Disa nga duartrokitjet më të gjata për fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump erdhën kur ai tha se praktikisht i gjithë rajoni kishte miratuar një plan që Gaza do të çmilitarizohej dhe Hamasi do të çarmatosej.
Megjithatë, këto elementë të planit 20-pikësh të Trump ende nuk janë negociuar dhe rënë dakord nga palët dhe Hamasi duket se i ka hedhur poshtë ato, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Trump tha më pas se Izraeli kishte fituar gjithçka që mund të fitohej “me forcën e armëve” - një tjetër përkulje e qartë ndaj mesazhit të tij se lufta ka mbaruar.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.