Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se nuk do të dërgojë trupa në Gaza, pas kërcënimit që ia bëri Hamasit.
“Nuk do të jemi ne”, u tha Trump gazetarëve. “Nuk do të na duhet. Ka njerëz shumë afër, shumë afër që do të hyjnë dhe do ta bëjnë këtë shumë lehtë, por nën kujdesin tonë”, shtoi tutje ai, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Trump më herët në një postim në Truth Social paralajmëroi Hamasin se “nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të hyjmë dhe t’i vrasim” nëse gjakderdhja e brendshme vazhdon në Gaza.
Paralajmërimi i zymtë nga Trump erdhi pasi ai më parë minimizoi dhunën e brendshme në territor që nga vendosja e armëpushimit javën e kaluar.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.