Lajmet e fundit

Presidenti Donald Trump tha se ShBA-ja ka nisur një “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër grupit Shteti Islamik (ISIS) në Nigerinë veriperëndimore.
Udhëheqësi amerikan e përshkroi ISIS-in si "llum terroristësh", duke e akuzuar grupin për "shënjestërimin dhe vrasjen mizore, kryesisht, të të krishterëve të pafajshëm", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Trump tha se ushtria amerikane "ekzekutoi sulme të shumta perfekte", ndërsa Komanda Amerikane e Afrikës (Africom) raportoi më vonë se sulmi i së enjtes u krye në koordinim me Nigerinë në shtetin Sokoto.
Ministri i Jashtëm nigerian, Yusuf Maitama Tuggar, i tha BBC-së se ishte një “operacion i përbashkët” që synonte “terroristët” dhe se “nuk ka të bëjë fare me ndonjë fe të caktuar”.