Presidenti amerikan Donald Trump, po vazhdon fjalimin e tij në Davos, në forumin ekonomik, ku po iu drejtohet liderëve botërorë.
Në fjalimin e tij, ai foli pak edhe për Venezuelën, duke parashikuar se ky vend do të shkojë “jashtëzakonisht mirë” nën kontrollin e SHBA-së pas rrëzimit të ish-presidentit Nicolas Maduro, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv
"Venezuela do të fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit. Çdo kompani e madhe nafte po bashkëpunon me ne. Është e mahnitshme", tha ai.
Ai vlerësoi administratën e drejtuar nga presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez, duke thënë se ajo kishte bashkëpunuar mirë me autoritetet amerikane./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.