Presidenti amerikan, Donald Trump e ka minimizuar mundësinë e një lufte të ShBA-së me Venezuelën, por sugjeroi se ditët e Nicolás Maduro-s si president i vendit janë të numëruara.
I pyetur nëse ShBA-ja do të shkoj në luftë kundër Venezuelës, presidenti amerikan i tha emisionit 60 Minutes të CBS: “Dyshoj. Nuk mendoj kështu. Por ata na kanë trajtuar shumë keq”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Komentet e tij vijnë ndërsa SHBA-ja vazhdon të nis sulme ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe.
Administrata Trump thotë se sulmet janë të nevojshme për të ndaluar rrjedhën e drogës në ShBA.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.