Lajmet e fundit

Por kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pati thënë në atë kohë se nuk do të angazhohej për objektivin 5%, duke e quajtur atë “të papërputhshëm me shtetin tonë të mirëqenies dhe me vizionin tonë për botën”.
Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me presidentin finlandez Alexander Stubb, udhëheqësin e dytë më të ri të NATO-s, Trump tha se udhëheqësit evropianë duhet ta bindin Spanjën të rrisë angazhimet e saj ndaj aleancës.
“Ju duhet të filloni të flisni me Spanjën. Duhet t’i telefononi dhe të kuptoni pse po mbeten prapa”.
“Nuk kanë asnjë justifikim që të mos e bëjnë këtë, por në rregull, ndoshta duhet t’i përjashtoni nga NATO, sinqerisht”, tha Trumpi, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Spanja i ishte bashkuar Traktatit të Atlantikut të Veriut në vitin 1982, teksa NATO ka qenë në qendër të vëmendjes që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.