Lajmet e fundit

[/caption]
Ngjarja ka ndodhur në distriktin jugor të Berlinit Neukoln, në një nga hotelet ku po qëndronte kreu i shtetit gjerman.
Oficeri është pjesë e mbrojtjes së afërt në policinë e Saksonisë së Ulët. Kjo njësi është përgjegjëse për mbrojtjen e presidentëve të tanishëm dhe të kaluar.
Presidenti i tanishëm i Gjermanisë është Frank-Walter Steinmeier, shkruan Bildt përcjellë Klan Kosova.
Ish-presidentët që më parë janë mbrojtur nga kjo njësi janë Horst Kohler, Christian Wulff dhe Joachim Gauk.
Oficeri, emri i të cilit nuk është zbuluar, është suspenduar dhe ka filluar një hetim ndaj tij. Zyra e prokurorit publik në Berlin ka marrë përgjegjësinë e hetimeve.