Siguria për presidentin kinez Xi Jinping ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut, ku ai zhvilloi një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan Donald Trump.
Pamjet e publikuara treguan se limuzina e tij u shoqërua nga një rresht truprojash që vraponin pranë saj, duke formuar një “mur” mbrojtës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Ky nivel sigurie nuk është diçka e re për liderin kinez, i cili edhe në udhëtime të mëparshme ka qenë i rrethuar nga një protokoll i ngjashëm sigurie.
Një praktikë e tillë është vërejtur gjithashtu edhe te udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë daljeve të tij zyrtare.
Edhe përpara takimit me Trump, masat e sigurisë ishin të jashtëzakonshme, zona përreth vendtakimit ishte e mbrojtur nga një numër i madh forcash policore dhe njësi speciale.
Vizita e Xi Jinping në Seul ndodhi në një periudhë me tensione të larta gjeopolitike në rajon./Klankosova.tv
VIDEO
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.