Mbrojtësi i titullit të Kampionit, Roger Federer, është jashtë “Australian Open” pasi humbi ndaj grekut Stefanos Tsitsipas.
Ky i fundit realizoi fitoren me te mire te karrieres se tij për të arritur në çerekfinale.
Zvicrrani humbi me rezultat 6-7 (11-13) 7-6 (7-3) 7-5 7-6 (7-5) në një natë dramatike.
Federer, kampion i gjatfishte, dështoi të arrinte tetë të fundit në Melburn për herë të dytë në 16 vjet.
Tsitspas, 20 vjeç, i mbrojti 12 pikët e pushimit të Federer në rrugën e tij për fitoren e famshme.
Në çerekfinale Tsitsipas do të përballet me spanjollin Roberto Bautista Agut, i cili sot eliminoi Marin Cilicin.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.