Turi i nisur paradite me Shkupin, pasdite e solli në Prishtinë.
Kryeqeveritari shqiptar Edi Rama, zbarkoi të enjten në kryeqendrën kosovare si pjesë e vizitës në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Klan Kosova.
Këtij turneu të tij, po vlerësohet se i paraprinë zhvillimet e javëve të fundit.
Belgzim Kamberi beson se pas mbylljes së “Ballkanit të Hapur”, turi erdhi edhe për një sebep.
Kërkimin e më të mirës nga ky proces për shtetin që drejton, po thuhet se e ka qëllim nga kjo vizitë rajonale lideri i PS-së.
Kjo ardhje e Ramës në shtetin, kryeministri i të cilit nuk e priti, mund edhe t`i kushtojë.
Ky tur i kryeministrit të Shqipërisë, që të premten vazhdon në Bosnjë, Mal të Zi e Serbi, erdhi pak ditë pas deklarimit të tij se nisma rajonale Ballkani i Hapur, ka kryer misionin e saj.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=TZVcIsXOX5s
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.