Çiklisti belg regjistroi triumfin e tij të parë në Turin e Francës, ndërsa administroi presionin e Peter Sagan deri në fund, me Jan Bakelants që e mbylli këtë ndalesë në vendin e tretë.
Kështu, pas lodhjes ekstreme në ngjitjen e Pirenejve, në 3 etapat e mëparshme, çiklistët në Turin e Francës përjetuan disa ndryshime në cirkuit, ndërsa në 7 sekondat e fundit të garës, mbërritën të gjithë çiklistët e shpejtë, duke përfshirë dhe fanelën e verdhë. Kjo e fundit mbeti sërish në krahët e Chris Froome që duket favoriti kryesor për triumfin final.
Etapa e radhës do të jetë nga Rodi në Mond e gjatë 178.5 km, një garë kjo ku çiklistët do të përballen me një pjesë të ndërlikuar, sidomos në kilometrat e fundit.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.