Ardhja e mysafirëve u përcoll me interpretime të gardës ceremoniale të Misionit Paqeruajtës.
Kampi ‘Film City’ në kryeqytet ishte nikoqir të martën i të ftuarve të Aleancës Veri-Atlantike ku do të bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it, raporton Klan Kosova.
Asnjëri nga krerët e shtetit nuk mori pjesë, pasi të tre janë jashtë vendit, por aty u pa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e ai i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Nga Napoli ka ardhur edhe admirali i Forcave të Përbashkëta, Stuart Munsch që konfirmoi se pas Banjskës e tensioneve në veri kanë shtuar prezencën.
Sulmin e Banjskës e përmendi edhe italiani Angelo Michele Ristucca që shërbeu 12 muaj në komandë. Sipas tij, misioni që drejtoi evitoi më të keqën.
E pasuesi i tij, gjenerali i 28-të i Aleancës, Ozkan Ultas si i pari nga Turqia, pohoi se e di mirë se me çfarë do përballet.
Këtu iu bë thirrje Prishtinës e Beogradit që të tregojnë mençuri e nacionalitet dhe se pa paqe, më shumë ka për të humbur sesa për të fituar./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=d1U63cA2sNo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.