Në turneun e peshkatarisë në Badovc, 33 peshkatarë nga 11 shoqata sot kanë garuar për vendin e parë.
Kjo është forma që ata po e kujtojnë dëshmorin e kombit nga Mitrovica Besim Nuka, të cilit edhe i kushtohet turneu, transmeton Klan Kosova.
Familjarët e Besim Nukës thonë se me këtë sport merrej edhe i ndjeri.
Pas 4 orë garimi, Shkelzen Osmani arriti ta fitojë titullin në konkurrencën individuale.
Ai kapi 2 kilogramë e gjysmë peshk.
Dominimi i pejanëve ishte edhe në kategorinë e klubeve. Kjo pasi vendi i parë i takoi ekipit Trofta, që në total zuri gati 6 kilogramë peshk, njofton Klan Kosova.
Kronikë nga Naim Selmani.
klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=-4Bh2ozcE3w
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.