Federata Europiane e Hendbollit, me kërkesën e Federatës së Hendbollit të Serbisë, ka vendosur që gara për Kampionatin Botëror të Juniorëve që zhvillohet në Kragujevc të mos ketë shtetet të përfaqësueara me himne dhe simbole të tjera shtetërore.
Kjo garë që është për grupmoshat e reja, të lindur më 1998, do të ketë përfaqësimin e Serbisë, Norvegjisë, Sllovakisë dhe Kosovës. Komiteti Ekzekutiv i FEH ka kërkuar nga Serbia që të marrë të gjitha masat për të garantuar siguri për skuadrën kosovare.
Ndërsa i vetmi flamur që do të valojë gjatë saj do të jetë ai i Federatës Europiane të Hendbollit. Fituesi do të marrë edhe të drejtën për të qenë pjesë e garës për këtë gjeneratë që zhvillohet në korrik të këtij viti në Hungari.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.