Sot në Mitrovicë është organizuar turniri memorial në futsall kushtuar heroit të Kombit Shemsi Ahmeti “Komadant Shemi “.
Në këtë turnir ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj Komune, Agim Bahtiri.
Bahtiri, gjatë këtij evenimenti theksoi se luftëtarët që kanë kontribuar për atdheun nuk duhet harruar por duhet t’i rikujtojmë me respekt të veçantë.
“Është kënaqësi që si kryetar i Komunës së Mitrovicës të marrë pjesë në turnirin memorial në futsall, kushtuar veprës dhe sakrificës së Heroit të Kombit Shemsi Ahmeti. Me këtë rast që dhurova çmimet për ekipet fituese të këtij turniri u ndjeva shumë i nderuar, sepse mbi të gjitha ky çmim bartë një simbolikë të rëndësishme në nderim të Komandant Shemit dhe gjithë dëshmorëve të Kosovës” ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.
Bahtiri ka thënë se komandant Shemsi Ahmeti ishte shumë trim dhe këtë e ka dëshmuar nëpër beteja të ndryshme.
“Komandant Shemsi Ahmeti kishte cilësitë kryesore që kanë heronjtë. Pra, ai veçohej për guximin, vendosmërinë, dhembshurinë dhe humanizëm” shtoi kryetari Bahtiri.
I pari i Mitrovicës premtoi se bashkë me institucionet komunale, do të bënë atë që është e mundur për të mbështet nismat për nderimin, respektimin dhe përkujtimin e dëshmorëve të kombit, në mënyrë që emrat e tyre të mos harrohen kurrë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.