Autoritetet turke kanë bllokuar qasjen brenda vendi të përdoruesve në enciklopedinë online Wikipedia – një prej webfaqeve më të popullarizuara në botë.
Nuk është ende e qartë se pse kjo është imponuar, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Turkey Blocks Group”, kanë thënë se faqja ka qenë e paqasshme nga ora 08:00 me urdhër të autoriteteve turke.
Njerëzit në Stamboll nuk kanë pasur mundësi të kyçen në faqen e Wikipedia pa e përdorur Rrjetin Privat Virtual (VNP).
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.