Turqia raportoi 31 mijë e 896 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Vendi regjistroi 4 mijë e 100 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 427 mijv e 242 të shëruar, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova
Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi humbën jetën 196 persona, teksa numri i pëgjithshëm ka arritur në 14 mijë e 705 viktima.
Gati 179 mijë teste COVID-19 u kryen në të gjithë vendin, duke e çuar totalin në mbi 19.51 milionë testime të bëra që nga fillimi i pandemisë.
Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5,800.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter se ora policore e shpallur në vend javën e kaluar synon vetëm të mbrojë shëndetin publik.
"Të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë dhe të zbatojmë kufizimet tona," tha Koca, duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë larg nga zonat e mbyllura dhe të mbushura me njerëz.
Pandemia COVID-19 ka marrë më shumë se 1.52 milionë jetë në 191 vende dhe rajone që nga dhjetori i kaluar.
Mbi 66.08 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, me gati 42.5 milionë pacientë të shëruar sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins i SHBA.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.