Kryetari i Gjykatës Komerciale të Kosovës, Mahir Tutuli, sot është takuar me përfaqësues për Ballkanin Perëndimor të Departamentit Evropian të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Tutuli, me këtë rast ka informuar mysafirët mbi ecurinë e funksionalizimit të Gjykatës Komerciale, efektet dhe pritshmëritë pozitive që synohet të ketë kjo gjykatë në zgjidhjen e kontesteve ekonomike-biznesore, dhe çështjeve gjyqësore që lidhen me investitorët e huaj, si dhe përballimin e fluksit të madh të lëndëve që ka trashëguar kjo gjykatë nga gjykatat e shkallës së parë dhe ajo e shkallës së dytë, transmeton KlanKosova.tv.
Nga ana tjetër, Ezgi Ozgul – Ozturk, ekonomiste në Departamentin Evropian, duke falënderuar kryetarin për pritje, shprehu interesimin e Misionit Konsultues të FMN, lidhur me funksionimin e Gjykatës Komerciale, ngarkesën me lëndë, numrin e gjyqtarëve dhe stafit administrativ të gjykatës. Gjithashtu ajo ka përmendur statistikat e gjykatës sipas llojit dhe departamenteve përkatëse, pengesat dhe sfidat me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata Komerciale, pritjet në zgjidhjen e kontesteve ekonomike, si dhe për ndikimin që mund të ketë Ligji i ri i Pagave në sistemin gjyqësor.
Po ashtu, gjatë këtij takimi është diskutuar për planet e gjykatës për përmirësimin e efikasitetit të gjykatës, numrin e gjyqtarëve të angazhuar dhe ngarkesën me lëndë, progresin në krijimin dhe zgjerimin e Gjykatës Komerciale, si dhe raportet statistikore për periudhën prej funksionalizimit të Gjykatës Komerciale.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.