Faqja quhet "Politwoops" dhe në të vërtetë është një rrjet aktiv në vende të ndryshme. Edhe profili në Twitter i "Politwoops" është pezulluar nga rrjeti social.
Open State Foundation, organizata që menaxhon faqet e "Politwoops", shpjegon se Twitter ka bllokuar hyrjen në këtë platformë që nga e premtja e kaluar. Kompania Twitter, sipas kësaj organizate, e ka motivuar vendimin e saj duke shpjeguar se ka marrë në konsideratë “një sërë faktorësh”, duke mos marrë parasysh dallimin mes politikanëve dhe përdoruesve të rregullt.
Twitter ka bllokuar edhe "Diplowoops", një faqe e ngjashme për arkivimin e postimeve të fshira të diplomatëve. Sipas organizatës kjo vjen pasi këto platforma “përdoreshin nga gazetarët e të gjithë botës” si mjet i transparencës, transmeton Top Channel.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.