Ashtu siç mund të keni vënë re gjatë kësaj jave, Twitter ka nisur të eksperimentojë me sondazhet në rrjetin social.
Në rast se ju nuk e keni parë këtë veçori në profilin tuaj kjo ndoshta sepse nuk jeni një ndër punonjësit e përzgjedhur të Twitter apo profilet e verifikuara, mjaftueshëm të rëndësishme për ta provuar atë.
Sondazhi është i lidhur direkt me cicërimat pa pasur nevojën e aplikacioneve nga palë të treta. Kjo veçori është e disponueshme në ueb dhe në aplikacionet mobile, por nuk do të jetë i disponueshëm për aplikacione të palëve të treta si Tweetdeck. Ky opsion gjendet në formën e një butoni poshtë tekstit që ju përdorni për të shkruar një cicërimë. Sondazhi është i limituar vetëm në dy opsione zgjedhjeje. (PCWorld Albanian)
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.