Rrjeti social Twitter ka ndryshuar butonin për favorizimin e cicërimave, duke e zëvendësuar yllin që ka qenë pjesë e rrjetit, që nga krijimi, me zemër.
Yjet janë përdorur për të treguar cicërimat e preferuara, por tani do të zëvendësohen me zemra që tregojnë vetëm “pëlqej”.
Ndryshimet do të bëhen edhe tek aplikacionet e Vine dhe tek faqja e kompanisë.
Lajmi është bërë i ditur sot në mëngjes nw blogun e Twitterit me arsyetimin se ikona e yllit nuk kuptohej nga përdoruesit e rinj.
“Po ndryshojmë ikonën tonë të yllit për cicërimat e preferuara me ikonën e zemrës, dhe do t’i quajmë ato pëlqime. Duam ta bëjmë Twitter-in më të lehtë për t’u përdorur, pasi e dimë që ikona e yllit ka qenë konfuze për shumë përdorues, sidomos për të rinjtë. Ju mund të pëlqeni shumë gjëra, por jo të gjithë janë të preferuarit tuaj.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.