Boksieri britanik, Tyson Fury, ka arritur ta mposht kundërshtarin suedez, Otto Wallin, në kategorinë e peshave të rënda.
Ballafaqimi është zhvilluar në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara dhe ka zgjatur 12 raunde, njofton Klan Kosova.
Pavarësisht se pritej të ishte një duel i lehtë për Furyn, kundërshtari i tij u tregua i fortë dhe arriti të rezistojë për 12 raunde.
Në fund britaniku Fury fitoi vetëm falë jurisë e cila i dha pikët atij 116:112, 117:111 dhe 118:110.
Pas kësaj fitoreje, britanikut i jepet mundësia që të ndeshet për titullin e kampionit të botës për peshat e rënda ndaj Deontay Wilder.
https://www.youtube.com/watch?v=_wPd7qPg_G4
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.