Tyson Fury ka dalur pozitiv për COVID-19, andaj ndeshja e tij me Deontay Wilder do të shtyhet.
Fury pritej të luftonte me Wilder për herë të tretë më 24 korrik në Las Vegas, por një shpërthim i koronavirusit goditi kampin e tij.
Deri në 10 persona kanë rezultuar pozitiv, duke përfshirë edhe vetë Furyn, i cili nuk mund të stërvitet për shkak të simptomave të tij.
Ai kishte marrë vaksinën antiCOVID, por jo dozën e dytë, të nevojshme për parandalim., shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Trilogjia me Wilder tani mund të shtyhet në shtator ose tetor për shkak të një orari të vrullshëm boksi veror në Las Vegas.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.