Tashmë ka vetëm një boksier të pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda dhe emri i tij është Tyson Fury. Boksieri britanik ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e tij drejt majës duke u shpallur kampion i botës në divizionin WBC.
Këtë titull ia rrëmbeu atij që njihet si Bomberi i Bronztë dhe ishte i pamposhtur deri më tani, Deontay Wilder, të cilin e nënshtroi në përballjen e tyre të dytë që u zhvillua në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë).
Britaniku e dominoi meçin kundër amerikanit që nga fillimi dhe në raundin e shtatë e fitoi duelin me nokaut teknik, pasi gjyqtari e ndërpreu duelin, duke qenë se ekipi i Wilderit e hodhi peshqirin.
Tyson Fury fiton me nokaut teknik! Meçi është ndërprerë. Ekipi i Wilderit e hedh peshqirin dhe britaniku bëhet kampioni i ri i botës në kategorinë e peshave të rënda në WBC.

https://twitter.com/jay_miami/status/1231455367990796289
https://twitter.com/stinkyridge/status/1231454375421390849?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1231454375421390849&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftyson-fury-rikthehet-ne-majat-e-boksit-nenshtron-deontay-wilderin-dhe-ia-rremben-titullin%2F
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.