Mike Tyson ka "zgjedhur" kundërshtarin e ri të Anthony Joshuas.
Sipas legjendës së boksit botëror, përballë Joshuas duhet të dalë Mike Perez.
“Joshua është një boksier shumë i fortë dhe me atë që bëri të shtunën, të gjithë duan ta shohin përsëri në ring”, deklaroy Tyson.
“Kundërshtari i tij i ri duhet të jetë Mike Perez. Do të ishte një ndeshje fenomenale sepse ai ka nevojë për një kundërshtar që lufton shumë”, shtoi Tyson, shkruan Albeu.
Perez është boksier nga Kuba, ndërsa në 24 meçe ka 21 fitore, dy humbje dhe një barazim.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.