Ish-kampioni botëror i boksit, Mike Tyson, do të rikthehet në ring për tu përballur me youtuberin e kthyer në boksier, Jake Paul.
Gara e boksit në peshën e rëndë mes dy amerikanëve do të shfaqet drejtpërdrejt në Netflix.
Ndeshja mes tyre do të luhet në Texas më 20 korrik, ndeshje e cila konsiderohet si më e vështira për Paul, i cili përballet me ish-kampionin e padiskutueshëm të botës, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Tyson u tërhoq nga boksi profesionist në vitin 2005, ndërsa pati 50 fitore, ku 44 prej tyre ishin me nokaut, kurse kishte vetëm gjashtë humbje
Deri më tani në karrierën e tij të shkurtër në boks, 27-vjeçari Paul ka fituar nëntë meçe dhe ka humbur vetëm një - nga britaniku Tommy Fury në shkurt të vitit të kaluar.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.