Ka humbur jetën një minator në Bulqizë, i cili sipas policisë dyshohet se është aksidentuar gjatë punës.
Policia ka bërë të ditur se 66-vjeçari që humbi jetën ishte me detyrë ndihmës-armator, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
“Me datë 06.08.2025, rreth orës 11.40, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi F.V., rreth 66 vjeç, me detyrë ndihmës armator”.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, thuhet tutje në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.