Bateristi i Foo Fighters, Taylor Hawkins, kishte drogë në trupin e tij, kanë thënë hetuesit kolumbianë.
Një raport toksikologjik tregoi gjurmë të 10 substancave në trupin e tij, duke përfshirë edhe antidepresivë.
Shkaku i vdekjes mbetet i panjohur dhe hetuesit nuk thanë nëse përzierja e drogës ishte një faktor.
50 vjeçari vdiq në një hotel në Bogota, ku zyrtarët lokalë thanë se një ambulancë u dërgua në hotel, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai nuk iu përgjigj përpjekjeve të ringjalljes dhe u deklarua i vdekur, tha departamenti i shëndetësisë i qytetit.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kolumbian tha se ishte ende duke hetuar dhe do të jepte më shumë detaje më vonë.
“Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore vazhdon të kryejë studimet e nevojshme mjekësore për të konstatuar shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.