Policia e Shtetit ka bërë të ditur se mbrëmë i kanë ndihmuar dy kanadezë që që kishin humbur rrugën në Karaburun.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se turistët u gjetën rreth orës 24:00,m të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.
"Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës dhe iu bashkuan grupit të tyre, ndërsa falënderuan shërbimet e Policisë së Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar".
"Policia Kufitare e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve, në çdo cep të territorit", thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.