Një punëtor ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës, teksa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike në Prizren.
Ai është goditur nga rryma dhe si pasojë është rrëzuar në tokë, transmeton Klankosova.tv.
Në raportin 24-orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i urgjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thotë Policia.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.