Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Zahaq të Pejës. Një tren i udhëtarëve e ka goditur një makinë që po e kalonte hekurudhën. Kështu D.L. mori lëndime të rënda dhe nga spitali i Pejës, u nis për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është jashtë rrezikut për jetën.
“Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe njëkohësisht të verifikohet nëse ka elemente të veprës penale në këtë rast”, deklaroi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Banorët treguan se në rrugën ku ndodhi ndeshja mungon edhe shenjëzimi, andaj aksidentet nuk janë të rralla.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=-N_eQ9xZKB4
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.