Këmbësorja e cila u goditur nga vetura mëngjesin e së hënës në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka pranuar tretman mjekësor.
Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.
Ai, mes tjerash tha se me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.
[caption id="attachment_2697491" align="alignnone" width="832"]

Foto nga Gazeta Blic[/caption]
https://klankosova.tv/dyshohet-se-nje-veture-ka-goditur-nje-kembesore-ne-prishtine/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.