Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në kryeqytet, ata të klasave 1-5, nuk do ta kenë më brengë barrën e rëndë në çantat e tyre.
Kjo sepse ky institucion arsimor u pajis me dollapë metalikë ku të vegjlit do t’i lënë pajisjet shkollore, pa pasur nevojë t’i marrin me vete për çdo ditë, raporton Klan Kosova.
Drejtoria e Arsimit edhe për këtë vit ka ndarë 120 mijë euro në mënyrë që të vazhdojë ky projekt edhe në shkollat tjera, ndërkohë që prindërit e fëmijëve vazhdimisht kanë pasur ankesa për probleme të shtyllës kurrizore të fëmijëve, për shkak të peshës së rëndë të çantave. /Klankosova.tv
https://youtu.be/COJGkJYZyIc
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.