Një person në Mitrovicë ka rënë në prangat e policisë pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në trup janë gjetur 15 qese marihuanë.
Sipas raportit policor, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar 15 qese me substancë të dyshuara të llojit marihuanë në peshë prej 15.31 gram. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.