Beqir Hoxha, i dënuar disa javë më parë për fajde dhe i arrestuar ditë më parë pasi u kap me armë ilegale afër Pallatit të Drejtësisë, ka shpëtuar nga masa e paraburgimit.
Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se ‘Beqa’ qëndroi nën masën e ndalimit për 48 orë. Gjatë kësaj periudhe, Prokurori i Shtetit paraqiti kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Seanca dëgjimore u mbajt brenda afatit ligjor, por gjykata u tregua ‘dorëbutë’ dhe vendosi ta lirojë nga paraburgimi.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se kërkesa për paraburgim u refuzua dhe në vend të saj, u caktua masa alternative e sigurisë.
Gjyqtari i procedurës paraprake vendosi për arrest shtëpiak, duke mos e vlerësuar si të bazuar kërkesën e prokurorit dhe siç duket nuk i mori parasysh rrethanat dhe të kaluarën e Hoxhës.
Lajmin për masën e sigurisë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
"Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, se Prokurori i shtetit ndaj te pandehurit B.H ka parashtruar kerkese per caktimin e mases se paraburgimit, por Gjykata Themelore ka caktuar masen e arrestit shtepiak."
‘Beqa’ u kap me armë zjarri, me fishek në tytë, nga Njësia e Reagimit të Shpejtë të kryeqytetit më 18 qershor, si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operative.
Ai kishte ardhur atë ditë në Prishtinë për të marrë pjesë në seancën e parë gjyqësore ndaj djalit të tij, Veton Hoxha, i cili është i akuzuar për tentim vrasje – një incident që ndodhi në janar të këtij viti./Klankosova.tv
Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohet i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/beqa-i-prizrenit-i-akuzuar-per-fajde-denohet-me-4-vjet-burgim-dhe-5-mije-euro-gjobe/
https://klankosova.tv/ekskluzive-beqe-fajdexhia-kapet-me-arme-me-fishek-ne-tyte-para-gjykates-ne-prishtine11/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.