Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Kaçanik, pasi janë kapur duke përgatitur substancë narkotike për shitje.
Sipas raportit 24-orësh, në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar rreth 68 qese me substancë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë me peshë rreth 31.14 gramë, si dhe 295 euro të gatshme.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.