Një person është lënduar aksidentalisht në vendin e punës në Gjilan.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën paradite, në rrugën “7 Shtatori”, transmeton Klankosova.tv.
Viktima nga ana tjetër, ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar është lënduar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.