Një gjykatës federal në ShBA ka urdhëruar lirimin e 5-vjeçarit Liam Conejos Ramos dhe babait të tij nga Qendra Familjare e Ndalimit në Dilley, Teksas, pasi ata u mbajtën për më shumë se një javë nga agjentët e imigracionit, të cilët i morën nga shtëpia e tyre në Minneapolis dhe i dërguan 2,000 kilometra larg.
Urdhri kërkon që ata të lirohen “sa më shpejt të jetë e mundur”, ndërsa çështja e tyre e imigracionit vazhdon, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Vendimi u shoqërua me kritika të forta nga gjykatësi Fred Biery, i cili dënoi mënyrën e zbatimit të politikave të deportimit dhe përdorimin e urdhrave administrativë pa miratimin e gjykatës.
Rasti i Liamit dhe fotografia që u përhap gjerësisht ndezën reagime ndaj fushatës së ndalimeve në administratën Trump, ku janë përfshirë edhe fëmijë të tjerë nga i njëjti distrikt shkollor.
Distrikti arsimor i Liamit e mirëpriti vendimin, ndërsa kongresisti Joaquin Castro tha se fëmija është dukur i trishtuar dhe i shqetësuar gjatë ditëve të ndalimit. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.