Këngëtari i njohur, Shawn Mendes, ka folur për ndarjen e tij nga e dashura, Camila Cabello.
Ai ka bërë të ditur se tekstet e reja të tij kanë të bëjnë me jetën e vërtetë të tijën.
"Nuk mund ta dini se kur do të ndaheni me dikë ... të gjitha këto vijnë pas saj. Shembull nuk mund të dini se kë do ta telefononi kur keni një atak paniku, kë do ta telefononi kur jeni në fund, e dini?".
"Ky është realiteti që jam disi vetëm tani, më në fund jam vetëm dhe e urrej këtë… ky është realiteti im, e dini",ka thënë Mendes në një video të publikuar në rrjete sociale.
Në nëntor të vitit të kaluar, Mendes dhe Cabello , e kanë bërë të ditur ndarjen e tyre, ata ishin në lidhje për dy vjet, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.