Siç edhe pritej, OnePlus 2 përmban procesorin Qualcomm Snapdragon 810 SoC. Ai ofrohet në dy versione, njëri me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme, dhe versioni tjetër me 3GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Madhësia e ekranit dhe rezolucioni janë të njëjtë me ato të OnePlus One- 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë. Ky i fundit është më i shkëlqyeshëm dhe me ngjyra më të mira se ekrani tek OnePlus One.
Kamera kryesore është 13 megapikselë me stabilizuesin optik të imazheve dhe lazerin për fokusim. Ajo mund të regjistrojë video me rezolucion 4K si dhe pamje me rezolucion 720 pikselë me sloë-motion me shpejtësi 120 pamje në sekondë. Kamera për selfie është 5 megapikselë.
Sensori i gjurmëve të gishtërinjëve thuhet të jetë më i mirë se ai në iPhone 6, ndërsa mund të rexhistrojë deri në pesë gjurmë në një pajisje.
Është prezantuar një nga telefonët më të veçantë në botë.
Pas shumë videove, fotove dhe informacioneve të zbuluara për veçoritë e këtij telefoni, edhe zyrtarisht u prezantua One Plus 2.
Smartfoni ka kornizë prej magnezi dhe butona metali, ndërsa ka edhe kasa StyleSëap me materiale të ndryshme.
https://www.youtube.com/watch?v=UATpMHitrA0
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.