Mbrëmë në Klinikën e Gjinekologjisë u raportua e ka lindur një foshnje pa shenja jete.
Babai i foshnjës që nuk mbijetoi e ka raportuar rastin në polici.
Ai po dyshon se iu ndërrua foshnja.
Por, një gjë të tillë e ka mohuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Zef Ndrejaj.
Ndrejaj tha për Klankosova.tv se kjo nuk ka mundësi të ndodhë.
Ai theksoi se gjendja e pacietes ka qenë e rëndë dhe për këtë arsye foshnja s'ka mbijetuar.
"Jo, nuk ka mundësi të ndodhë. Janë disa procedura që duhet të ndiqen. Ka pasur keqkuptim në komunikimin verbal. Gjendja e pacientës ka qenë e rëndë dhe për këtë arsye foshnja nuk ka mbijetuar. Nëna e foshnjës ka qenë e njoftuar që ka probleme dhe iu është shpjeguar familjes me kohë. Nuk ka ndërrim të foshnjës, por e ka keqkuptuar situatën prindi sepse ka qenë i tensionuar pak" - tha Ndrejaj për Klankosova.tv
Klankosova.tv ka pyetur për rastin edhe në polici por deri më tani s'ka përgjigje.
Siç merr vesh Klan Kosova një infermiere i ka ngatërruar prindërit e dy foshnjeve që kishin lindur në të njëjtën kohë.
Prindërve që iu kishte vdekur foshnja iu kishte thënë se e keni "fëmija juaj ka lindur shëndosh e mirë", ndërsa atyre që iu kishte lindur foshnja shëndosh e mirë iu kishte thënë se iu kishte vdekur foshnja.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.