Në Afrkën e Jugut, ndodhi dicka e pabesueshme.
Kush do të kishte menduar që do të mund të rikthente veturën pas 22 vitesh kur atë do ta kishin vjedhur.
Personi në fjalë u ribashkua me makinën e tij e cila ishte vjedhur në kryeqytetin Pretoria.
‘’ Makina ishte ende në gjendje të rregullt, asgjë nuk i mungonte , as edhe bateria’’ tha Derrick Goosen për News24.
Policia në nëntorin e kaluar kishte ndaluar një Toyota Corolla, në Limpopo të veriut në një bllok gjatë rrugës, që pastaj oficeri të kalonte muaj duke kërkuar për pronarin përderisa numrat e regjistrimit në veturë ishin larguar të tërat.
Kur zotëri Goosen u kontaktua ai duhej të ngiste veturën 250 km, që të identifikonte se ishte ajo apo jo.
‘’Makina ishte me vlerë sentimentale për mua, kam dashur që të jem mirënjohës që e gjeta atë’’, tha 44 vjecari.
Sipas News24 kjo veturë, dyshohet se ishte përdorur si një taksi për shumë vite derisa ajo ishte blerë nga një officer policie përr 1,569 $, në Limpopo të Afrikës së Jugut, transmeton Klan Kosova.
‘’Vetura, kishte të gjitha dokumentet që tregonin për pronarin, por nuk dihej që ajo ishte vjedhur ngase informacionet ishin ndryshuar’’ tha zotri Goosen.
Tani hetimet janë duke vazhduar dhe plani i parë është se policia janë duke përfunduar procesin që vetura të i rikthehet pronarit të saj të parë, përcjellë Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.