Themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari është shpallur “Qytetar Nderi” në Dibër.
Në një intervistë për Klan Kosovën, Hajdari tha se përveç emocionit të madh nga çmimi, ndjen më tepër përgjegjësi për t'iu gjendur pranë komunitetit që vijon të ketë nevoja të veçanta.
"Ky çmim që më është dhënë mua sot, shoh se na është dhënë një grupi të madh prej nesh, diku janë vullnetarë, diku janë mbështetës financiarë, diku janë njerëz që jetojnë jashtë Shqipërisë, por me mendje janë akoma në Shqipëri dhe përkrahin aktivitetet e fondacionit tonë", tha Hajdari, njofton Klankosova.tv.
Më tej, Hajdari shpjegoi emocionet që i merr nga puna bamirëse, ku tha se puna me "Fundjavë Ndryshe", tashmë prej 10 vitesh, ka ngarkesë të jashtëzakonshme, por shtoi se ajo që arrin ta përjetoj gjatë një ndryshimi rrënjësor të jetës së një fëmije apo një familjeje, është kënaqësi që nuk mund të matet dhe përshkruhet me fjalë.
"Besoj se këto 10 vite e kemi treguar më së miri se ne dimë ta bëjmë këtë punë. Fundjava ka lindur në kohën e duhur dhe vendin e duhur. Dhe nuk do të ekzistonte po të mos kishte njerëz për ta përkrahur atë. Kush është Fundjava dhe kush është Arbëri, janë të gjithë ata njerëz që deri më tani numërohen gati 1 milion shqiptarë që bashkohen për një kauzë, për t'i parë shqiptarët e tyre akoma më mirë", tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=HrwwlBjR-iE
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.