Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan ka bërë të ditur se në momentin kur pesëvjeçari nga Janjeva e Lipjanit është dërguar për kontroll, gjendja e tij kërkonte trajtim më të specializuar sesa ai që mund të ofrohej aty.
Sipas tij, në këtë qendër mjekësore janë bërë vetëm ndërhyrjet fillestare, duke përfshirë pastrimin e plagëve dhe trajtimin emergjent, ndërsa më pas fëmija është udhëzuar menjëherë për trajtim profesional në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Ne mund t’u ofrojmë informacion aq sa kemi, nga doktoresha që ka qenë atë natë në ndërrim, doktoresha që e ka trajtu këtë rast. Në bazë të raportit, rreth orës 22:14 minuta është sjellë një fëmijë rreth moshës 5 vjeçare në urgjencë në Lipjan, nga të afërmit e tij, për shkak se janë pyet nga doktoresha pse nuk janë prindërit. Prindërit nuk janë në gjendje të mirë të shëndetit mendor, për këtë arsye e kemi sjellë në ekzaminim mjekësor”.
“Doktoresha e bën komplet ekzaminimin dhe gjatë ekzaminimit të shputave, të cilat kanë qenë, sipas raportit, të mbështjella me peceta, në këtë rast e vërejnë se shputat kanë ndryshime dhe doktoresha ka vlerësu se duhet trajtuar nga kirurgu vaskular dhe në këtë mënyrë i pastrojnë plagët që i kanë vërejtë në shputa dhe e referojnë për shërbime të tjera në QKUK, ky është raporti që ka shënu doktoresha”.
“A kanë qenë plagë të freskëta? Nuk muj me spekulu në këtë rast, doktoresha i ka përshkru vetëm ndryshimet që i ka vërejtë, ulqiracione nekrotike të dy shputat, që nënkupton se nuk kanë qenë të shkaktuara atë ditë, por ka mujt me zgjatë një kohë pak më të gjatë. Përndryshe ajo mbetet pjesë e kolegëve që e trajtojnë më tutje”.
“Ato kanë qenë ndryshime, praktikisht nekrotike, që është mpiksje e gjakut, që është shkaktu nga varrët dhe ulqiracione, plagë të vogla të kuaguluara për shkak të plagëve që ka marrë, që janë shkaktu ndoshta më herët se jo atë ditë. Në raport nuk është raptu që kanë qenë të gjymtuara”, ka rrëfyer Agim Krasniqi, Drejtor i QKMF-së në Lipjan, për emisionin MAT në Klan Kosova, të realizuar nga gazetarja Blerta Ahmeti.
Sipas raportit të doktoreshës, në momentin e pranimit për kontroll mjekësor, halla e fëmijës ka deklaruar se pesëvjeçari ishte i lënduar, por pa dhënë sqarime të hollësishme se si kishte ndodhur lëndimi apo kush mund ta kishte shkaktuar atë.
“Familjarët pohojnë se fëmiu është lënduar, fëmiu është lënduar, nuk kanë pohuar diçka tjetër, se prindërit e fëmiut nuk janë në gjendje të rregullt mendore dhe se për këtë arsye ata e kanë sjellë fëmijën në emergjencë. Nuk kanë deklaru se e ka lëndu dikush ose...”, deklaron më tej Krasniqi.
Pas kësaj, halla njofton xhaxhain e fëmijës, bashkëshortja e të cilit kishte qenë në vizitë në shtëpinë e familjes një ditë më parë.
Të shqetësuar për gjendjen e tij, u nisën menjëherë drejt Prishtinës për ta dërguar pesëvjeçarin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ishte pikërisht ky moment kur rasti doli nga muret e shtëpisë dhe mori rrugën e institucioneve shëndetësore, duke zbuluar një gjendje që dyshohet se kishte kohë që po përkeqësohej pa u trajtuar.
“Halla: Thash a po vini me ne, në Prishtinë, se thash unë po e qoj djalin, e mos thoni naj sen, a din. Se djali, thash, nuk i ka gishtat. Edhe ka ardhë ai vëllau, kunata, kanë hy në veturë, djali jem shpejtë e shpejtë. Thanë a po e doni ndihmën, thash, jo, se e kemi veturën tonë, pse me e marrë, meqë ishim me veturë tonën. Edhe e dërguam”.
“Kur e dërguam, ata, tani mjekët e kanë kapë. Veç kush e ka pa atë djalë, me lot në sy. Me lot në sy, kush e ka pa”, tregon halla e djalit pesëvjecar nga Janjeva.
E shqetësuar për gjendjen shëndetësore të pesëvjeçarit ishte edhe gruaja e axhës.
“Qysh ka mujtë ajo me pa atë fëmijë në atë gjendje, unë jam metë pa koment. Ska nanë që mundet me përballu atë gjendje të atij fëmijë, veç me kanë mental, kështu kështu krejt, ose mos me ditë as me folë as mos me ditë ku e kah po shkon, veç ajo nanë kish mujtë në atë gjendje me pa se nuk është në gjendje për vete, s’din kurrgjë. Por me folë me të është krejt ndryshe, din me të folë, din me ardhë në Lipjan, ka ditë, se ajo e din edhe kur është fëmija smutë, e ka ditë edhe me ja dhanë fëmijës terapitë, qajo është tu mu sjellë qysh ka mujtë ajo nanë me pa fëmijën e vet”, tregon ajo.
Pavarësisht deklaratës së kunatës, se nëna ishte në gjendje të vërente ndryshimet në shëndetin e fëmijëve, ajo asnjëherë nuk e kishte dërguar fëmijën pesëvjeçar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Janjevë, të cilën e kishte shumë afër shtëpisë ku jetonin.
“Hiq nuk i njoh, nuk ka ardhë këtu asnjëherë ajo pacientja, nana po, najherë, naj paracet ama këtu në ambullantë jo”.
Pyetje: Fëmija asnjëherë nuk është trajtu këtu?
“Jo, se s’ka pasë, ai njëherë ka qenë në social, veç e di kështu në bazë të të dhënave, ka qenë në social, ja kanë pas marrë, po nuk e kanë pru këtu me pasë kontrollë ndonjëherë, diçka. Në ambullantë tonën jo, kurgjo s’ka pas këtu”.
Pyetje: Asnjë evidencë?
“Jo de jo se ka pas shumë fëmijë ajo, nuk është përkushtu shumë për fëmijë, me çrregullime mendore, nëna e vet o kanë me terapi, kështu. Depresive, po nuk e ka përdorë terapinë me rregull. Me psikozë o kanë, me çrregullime mendore”, ka deklaruar për emisionin MAT në Klan Kosova, një doktoreshë e cila punon në QMF në Janjevë, pa i zbuluar identitetin. /Klankosova.tv
https://youtu.be/Y9Pvy6nl2hM
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.