Një 46-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u zë në flagrancë duke vjedhur një biçikletë.
Sipas policisë, i njëjti dyshohet se është autor i 12 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajit qershor dhe korrik, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ai ka vjedhur në lagje të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.